‘Dardanët’ vijnë me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova

‘Dardanët’ vijnë me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova

Sport February 18, 2020 - 21:59
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova do të përballet në udhëtim te Maqedonia e Veriut në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, shkruan zeri.info

Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars.

Grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët” do të jenë prezent për ta përkrahur Përfaqësuesen verdhekaltër.

Ata së fundmi kanë bërë një njoftim për ata që janë të interesuar të pajisen me bileta për këtë përballje.

Ky është njoftimi i plotë: 

“Nuk na ndanë edhe shumë kohë nga ndeshja historike me Maqedoninë e Veriut. Kosova e jonë do të përballet me ekipin e fqinjit jugor me datën 26 mars, në gjysëm finalen e Play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro2020.

Ne, ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, si gjithmonë dhe gjithkund do të jemi aty në përkrahje të djelmoshave tanë. Por, këtë herë në një numër edhe më të madh për dallim nga ndeshjet e kaluara si mysafirë.

Andaj, ftojmë tifozët të fillojnë procedurat e njohura për biletat individuale për këtë ndeshje të madhe.

Luanët Dardanë kurrë nuk do të jenë vetëm.

Luanët Dardanë në fushë do ta kenë lojtarin e 12 në tribuna – tifozët ‘Dardanë’.

Luanët Dardanë nuk dorëzohen kurrë në fushë, siç nuk do të ndalet kurrë përkrahja e çmendur (por korrekte) e ‘Dardanëve’ në tribuna. Ëndrra Dardane e Europianit nuk ndalet në Shkup.

Ne do udhëtojmë me datën 26 mars 2020 pikërisht në ditën e ndeshjës në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës së bashku të gjithë me autobusë. Biletat për këtë ndeshje keni kohë që deri me datën 28 shkurt ti rezervoni tek personat përgjegjës në qytete. Çmimi kushton 30.00 Euro, bileta e ndeshjës, rekuizita (duks me kapelë,shallë me simbole të Dardanëve), udhëtimi i organizuar me autobusë.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568

Gjithashtu në rast të ndonjë pa-qartësie ju mund të vizitoni FanClub “Dardanët”, për informata më të hollësishme.”