Mediet gjermane: Rashica te Liverpooli?

Mediet gjermane: Rashica te Liverpooli?

Sport February 18, 2020 - 21:26
Lajmet e fundit nga sporti

Mediet gjermane shkruajnë se Liverpooli është vënë pas shërbimeve të reprezentuesit kosovar, Milot Rashica, transmeton zeri.info

 “Bild” dhe “Weser Kurier” raportojnë se trajneri i gjigantit anglez, Jurgen Klopp po mendon të transferojë sulmuesin e Werder Bremenit gjatë verës.

“Kurier” thekson se Bremeni ka caktuar shifrën e kartonit të Rashicës prej 38 milionë eurosh.

Agjenti i Rashicës, Altin Lala kishte konfirmuar para disa ditësh se kanë hapur bisedimet me disa klube, por pa përmendur emra.

Rashica është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit gjerman, derisa ka realizuar 10 gola në 21 paraqitje./Zëri