Eriksson: Lazio do ta fitojë titullin italian

Eriksson: Lazio do ta fitojë titullin italian

Sport February 18, 2020 - 20:28
Lajmet e fundit nga sporti

Sven-Goran Eriksson beson se Simone Inzaghi mund ta pasojë atë duke e fituar titullin e ligës italiane me Lazion, transmeton zeri.info

Lazio triumfoi 2:1 ndaj Interit në fundjavë dhe tash zë pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak sesa Juventusi.

“Unë besoj se Lazio do ta fitojë titullin”, u shpreh Eriksson që fitoi titullin në edicionin 1999/2000.

“Njëmbëdhjetëshi i tyre i parë është më i fortë se i Interit apo Juvetnusit. Ata gjithashtu kanë më shumë vetëbesim dhe janë më solid se të tjerët. Ata luajnë futboll më të mirë se skuadrat e tjera dhe kjo është kryesorja”, ka thënë ai./Zëri

Image