Zbulohen lojtarët me më së shumti gola dhe asistime për ndeshje, kjo është lista

Zbulohen lojtarët me më së shumti gola dhe asistime për ndeshje, kjo është lista

Sport February 18, 2020 - 18:04
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi ka statistikën më të mirë të realizimeve të golave dhe asistimeve për ndeshje, transmeton zeri.info

Ylli argjentinas numëron 703 gola dhe 306 asistime në 885 ndeshje të zhvilluara.

Pra, sulmuesi i Barcelonës ka një shkallë të realizimit të golave dhe asistimeve prej 1.14 për ndeshje.

Bashkëlojtari i Messit, Luis Suarez gjithashtu ka një shkallë mjaft të mirë të kontributit për ndeshje, derisa ka realizuar 458 gola dhe 260 asistime në 709 paraqitje.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka një shkallë të realizimit të golave dhe asistimeve prej 0.98 për ndeshje./Zëri

Image