Presidenti i Barcelonës ‘godet’ Manchester Cityn pas dënimit nga UEFA

Presidenti i Barcelonës ‘godet’ Manchester Cityn pas dënimit nga UEFA

Sport February 18, 2020 - 17:34
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka lavdëruar punën e UEFA-s gjatë viteve të fundit, por pa përmendur emrin e Manchester Cityt, transmeton zeri.info

Manchester City së fundmi u dënua me një suspendim dy-vjeçar nga garat evropiane dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh pas thyerjeve të rregullave në aspektin financiar.

“Ne jemi mirënjohës që UEFA ka qenë efikase në vitet e fundit të monitorimeve. Ne kemi hetime të vazhdueshme dhe kemi përkrahur në çdo gjë që bën për futbollin”, ka thënë Bartomeu./Zëri