FBK-ja ka një njoftim për klubet e Prishtinës

FBK-ja ka një njoftim për klubet e Prishtinës

Sport February 18, 2020 - 16:46
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të stërvitin vetëm Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll dhe ajo e Islandës.

Kjo vjen për shkak të rregullave të FIBA-s, që nuk lejon klubet tjera të stërvitin për shkak të ndeshjes zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Islandës, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

FBK-ja kërkon mirëkuptim nga klubet e Prishtinës që stërvitin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.