Ancelotti e shkatërroi Hysajn

Ancelotti e shkatërroi Hysajn

Sport February 18, 2020 - 16:40
Lajmet e fundit nga sporti

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi thotë se mbrojtësi shqiptar humbi vetëbesimin gjatë kohës sa trajneri i Napolit ishte Carlo Ancelotti, transmeton zeri.info 

Reprezentuesi shqiptar nuk arriti dot ta “blindojë” pozitën e titullarit nën drejtimin e Ancelottit, por ka gjetur veten nën urdhrat e trajnerit të ri,

Gennaro Gattuso. Prej largimit të Ancelottit Hysaj është paraqitur në 9 ndeshje.

“Ancelotti ia kishte shkatërruar vetëbesimin. Ai ia kishte marrë të gjithë sigurinë e tij. Ai nuk bëri mirë te Napoli, përndryshe ai nuk do të ishte shkarkuar. Unë nuk preferoj të flas për marrëdhëniet mes trajnerit dhe lojtarëve, por shumë lojtarë kanë qenë të shkatërruar nga Ancelotti”, tha Giuffredi./Zëri