Shorti i Kupës prodhon super-sfida në gjysmëfinale

Shorti i Kupës prodhon super-sfida në gjysmëfinale

Sport February 18, 2020 - 12:12

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i sfidave gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Goglat e shortit kanë prodhuar sfida shumë interesante, përcjellë Gazeta Olle.

Në këtë rreth të garave do të takohen Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli.

Takimet pritet të jenë me shumë interes për t’u parë, pasi që të katër skuadrat kërkojnë Kupën e cila dërgon në Evropë, ani pse Ballkani dhe Prishtina objektiv primar kanë titullin kampion.

Vlen të theksohet që gjysmëfinalet zhvillohen me dy ndeshje vajtje-ardhje.

Takimet e para do të luhen më 8 prill.

Ndërkohë, sfidat e kthimit zhvillohen më 22 prill.

Kampion aktual i këtij kompeticioni është Feronikeli, që mundi vjet Trepçën ’89 në finale.