Ndërron jetë ish-futbollisti i skuadrave prishtinase

Ndërron jetë ish-futbollisti i skuadrave prishtinase

Sport February 18, 2020 - 11:09

Ish-futbollisti prishtinas, Besnik Fejzullahu, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një patologjie vaskulare.

Fejzullahu në vitet 80-ta ishte futbollist i Flamurtarit, Besëlidhjes e Ramiz Sadikut të Prishtinës.

Ai njihej edhe si analist në emisionin sportiv Arena në Tribuna Channel.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar djali i tij, Egzoni.

“Familjar, miq dhe dashamirë, desha te ju njoftoj se sot me daten 17.02.2020 ndërroi jetë babai ynë Besnik Ismail Fejzullahu (1961-2020). Pas një patologjie vasculare, babai im qëndroi në gjendje kome për rreth 8 ditë në kliniken intenzive në SHSKUK, pas të gjitha tentativave dhe përkushtimit të stafit mjekësor, ishte e pamundur që babi ynë të shpëtoj”, ka shkruar në Facebook, djali i tij, Egzoni.

Besniku ishte familjar i ish-përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaku.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:45 në varret e Prishtinës në Arbëri.

Image