Presidenti i Gjilanit për derbin: Më i miri në 20 vitet e fundit, kjo është e ardhmja e trajnerit Gentjan Mezani

Presidenti i Gjilanit për derbin: Më i miri në 20 vitet e fundit, kjo është e ardhmja e trajnerit Gentjan Mezani

Sport February 16, 2020 - 21:28
Rëndësia e kësaj sfide ishte shumë e madhe pasi që të dyja ekipet në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion. Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka, ka folur për takimin në fjalë

Gjilani ka humbur në derbin e qytetit nga Drita me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Zëri.info.

Rëndësia e kësaj sfide ishte shumë e madhe pasi që të dyja ekipet në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion. Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka, ka folur për takimin në fjalë.

"Ky ka qenë derbi më i mirë në 20 vitet e fundit. Referimi ka qenë perfekt, loja ka qenë shumë e mirë me atmosferë fantastike në tribuna. Fati nuk ka qenë në anën tonë dhe fitoi Drita", ka deklaruar Florim Zuka për Zëri.info.

Gjilani pas këtij takimi mbetet pesë pikë prapa Ballkanit në luftë për titullin kampion. Krahas humbjes në derbi, Gjilani është eliminuar edhe nga garat e DigitAlb Kupës.

Në pyetjen e Zëri.info se a mund të kë ndryshime në shtabin teknik që drejtohet nga Gentjan Mezani, Zuka deklaroi: "Kemi luajtur shumë dhe nuk kemi arye të bëjmë ndryshime". /Zëri.info

Image