Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Peja thërret ‘Shqiponjat’ për ndeshjen finale

Peja thërret ‘Shqiponjat’ për ndeshjen finale

Sport February 14, 2020 - 22:19

Nesër nga ora 20:30 zhvillohet finalja e Kupës së Kosovë në basketboll ku ndeshën KB Peja – KB Ylli.

Vlera e ndeshjes është shumë e madhe kështu që drejtuesit e skuadrës i kanë bërë thirrje tifozëve “Shqiponja” të jenë në numër sa më të madh ta mbështesin skuadrën, shkruan Zëri.info

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetit që nesër të jenë prezent në palestër, ta përkrahim ekipin tonë të zemrës drejt fitores në këtë ndeshje finale dhe ta sjellim trofeun e parë e këtij sezoni në shtëpi.

Biletat mund ti bleni në Pejë nesër me fillim nga ora 10:00 në këto lokacione:
Restaurant Aroma
Soho Bar
Dio Bar

Çmimi i biletës është 3€”, ka shkruar KB Peja në Facebook. /Zëri.info