Sokoli: Kosova ka probleme me gjykim, jo të gjithë janë si Genc Nuza

Sokoli: Kosova ka probleme me gjykim, jo të gjithë janë si Genc Nuza

Sport February 14, 2020 - 20:50
Stinori vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës solli shumë akuza edhe sa i përket referimit. Disa klube i akuzuan gjyqtarët se po i dëmtojnë qëllimisht

Trajneri Bylbyl Sokoli e ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mungesën e dënimeve për gjyqtarët të cilët bëjnë paraqitje të dobëta në ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës, duke thënë se ata duhet të ndëshkohen dhe të mos lejohen të referojnë në ndeshjet e radhës.

Stinori vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës solli shumë akuza edhe sa i përket referimit. Disa klube i akuzuan gjyqtarët se po i dëmtojnë qëllimisht dhe se po i shesin ndeshjet, duke treguar edhe shuma parash për të cilat sipas tyre shiten ndeshjet në Kosovë.

“Te referimi kemi një problem. Shumë shpesh referat referojnë dobët dhe vlerësohen me notë të dobët dhe ata pushojnë dy-tri xhiro dhe pastaj prapë kthehen. Vetëm një gjyqtar më duket se ka rënë në një rang më të ulët dhe që ka mbetur aty”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Image

“Gjyqtari që gabon duhet të bie në një rang më të ulët. Mendoj se Komisionet Disiplinore duhet të jenë më rigoroze, për arsye se gjyqtarët që gabojnë shumë shpesh ngrihen, lihen dy-tri xhiro dhe prapë kthehen në ndeshje. Ne kemi gjyqtar shumë të mirë, e shohim Genc Nuzën i cili jo vetëm në kampionat por edhe në arenën ndërkombëtare ka paraqitje të mira. Pra kur referon ai shohim që lojtarët janë më të qetë në fushë, banka është më e qetë madje edhe publiku është më i qetë. Pra kjo tregon se këtu ka gjyqtarë të mirë por duhet më shumë punë me ta”, ka thënë Sokoli. /Zëri.info