Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Sokoli: Kampionati mund të ndërpritet posa të fillojë

Sokoli: Kampionati mund të ndërpritet posa të fillojë

Sport February 14, 2020 - 20:30
Stinori pranveror në IpkoSuperligën e Kosovës ka filluar këtë sezon më herët sesa zakonisht, pasi që duhet të përfundohet më herët shkaku i nisjes së Kampionatit Evropian 2020

Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka paralajmëruar se nisja e kampionatit në IpkoSuperligën e Kosovës kaq herët në shkurt rrezikon që ndeshjet të mos zhvillohen rregullisht shkaku i motit.

Stinori pranveror në IpkoSuperligën e Kosovës ka filluar këtë sezon më herët sesa zakonisht, pasi që duhet të përfundohet më herët shkaku i nisjes së Kampionatit Evropian 2020.

Megjithatë, ky ndryshim sjell disa rreziqe, pasi që nëse ka reshje të madhe bore ose shiu, disa klube do ta kenë të pamundur t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre pasi që luajnë në fusha me bar natyral, që s’kanë ngrohje.

“Ajo që mua më brengos mua më shumë në futbollin kosovar është kjo koha. Për herë të parë që nga koha e ish-Jugosllavisë, kampionati po fillon kaq herët, në fillim të muajit shkurt. Kjo s’ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, ne nuk mund të krahasohemi me vendet e tjera që kanë klimë tjetër, ku temperaturat nuk bien nën 10 gradë. Te ne mund të ndryshojë menjëherë këtë muaj dhe të bien temperaturat në -10 gradë, ku pastaj është në pikëpyetje është edhe vazhdimësia e kampionatit” ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7. /Zëri.info