Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
LAJMI I FUNDIT: Visar Bekaj vazhdon me Prishtinën

LAJMI I FUNDIT: Visar Bekaj vazhdon me Prishtinën

Sport February 14, 2020 - 19:54
Portieri bardhekaltër dhe i Përfaqësueses së Kosovës sot e ka vazhduar kontratën me Prishtinën duke i dhënë kështu dilemave për një largim të mundshëm këtë stinor

Portieri më i mirë në Kosovës Visar Bekaj do të jetë deri në vitin 2021 pjesë e Prishtinës.

Portieri bardhekaltër dhe i Përfaqësueses së Kosovës sot e ka vazhduar kontratën me Prishtinën duke i dhënë kështu dilemave për një largim të mundshëm këtë stinor, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka dhënë vet klubi bardhekaltër përmes faqes së saj zyrtare.

“Në ditën e të dashuruarve, Prishtina dhe Visar Bekaj vazhdojnë dashurinë duke nënshkruar së bashku kontratën e re deri në verë të vitin 2021.

Prishtina me insistim, shumë shpejtë, pritet të përfundoj marrëdhëniet kontraktuale me të gjithë futbollistët duke mos dashur të ketë asnjërin prej tyre pa kontratë për edicionin 2020/21.

“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar që lamë pas, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës!”, ka thënë pas vazhdimit të kontratës portieri i Përfaqësueses së Kosovës ku ka regjistruar 2 paraqitje me ekipin “A” dhe tetë paraqitje me ekipin U21.

“Me gjasë nuk do të ik dot pa titullin kampion!”, është i bindur Bekaj, i cili hyn në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ku ka regjistruar 148 paraqitje.

“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, ka përfunduar gardiani bardhekaltër., ka shkruar FC Prishtina /Zëri.info