Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Manchester City përjashtohet për 2 vite nga Liga e Kampionëve

Manchester City përjashtohet për 2 vite nga Liga e Kampionëve

Sport February 14, 2020 - 19:49
Dënimi vjen pasi u zbulua se City kishte bërë shkelje duke mos i respektuar rregullat e kodit financiar

Manchester City ka marrë një dënim bukur të rëndë nga UEFA pasi i është ndalur për dy vitet e ardhshme të marrë pjesë në Liga e Kampionëve si dhe një gjobë prej 30 milionë eurove.

Dënimi vjen pasi u zbulua se City kishte bërë shkelje duke mos i respektuar rregullat kodin e sjelljes, shkruan theguardian, përcjell Zëri.info.

Padyshim ndalesa e skuadrës elitare në Angli për dy vite që të marrë pjesë në garat e UEFA-s, tregon seriozitetin e UEFA-s kur është në pyetje shkeljet e kodit financiar.

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s pasi skuadra kishte rritur gabimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre.

Manchester City ka mohuar kategorikisht këto akuza derisa ka akuzuar gazetën Spiegel e cila ka hakuar përmes anonimusit "John" se ka hakuar kompjuterët.

City do të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit sportiv. /Zëri.info