Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Tensionet nuk ndalet te Barcelona, tash mes Messit e  Griezmannit

Tensionet nuk ndalet te Barcelona, tash mes Messit e Griezmannit

Sport February 14, 2020 - 18:20
Pasi ditë më parë ishte kapiteni Messi që pati polemika me drejtorin sportin Eric Abidal, tash në skenë ka dal një tjetër problem me një protagonist të njëjtë

Telashet te kampioni i Spanjës, Barcelona nuk kanë të ndalur. Pasi ditë më parë ishte kapiteni Messi që pati polemika me drejtorin sportin Eric Abidal, tash në skenë ka dal një tjetër problem me një protagonist të njëjtë.

Lionel Messi ka krizë me francezin Antonie Griezmann. Ata edhe pse luajnë në të njëjtin ekipin nuk kanë asnjë kontakt mes tyre dhe duket se është një marrëdhënie e destinuar të thyhet që pa nisur mirë.

“El Chiringuito” ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizzyt nuk ka raport. Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin. /Zëri.info