ZYRTARE: Ish-futbollisti i Prishtinës, prezantohet te Tirana

ZYRTARE: Ish-futbollisti i Prishtinës, prezantohet te Tirana

Sport January 29, 2020 - 00:10

Edhe pse i është bashkuar prej kohësh skuadrës, Tirana kujtohet më në fund, të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit Mario Morina.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se 27-vjeçari është ri veshur bardheblu.

Ai ka nënshkruar deri në fund të sezonit.

Morina është stërvitur me Tiranën për më tepër se 2 muajsh, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

“Mario Morina është ri-veshur bardheblu. Sulmuesi i formuar nga radhët e Tiranës ka nënshkruar sot deri ne fund të sezonit.

27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit tek Prishtina në Kosovë dhe stërvitet prej më tepër se dy muajsh me ekipin!”.