Zbulohen datat, ja kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të sfidës Milan – Juventus

Zbulohen datat, ja kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të sfidës Milan – Juventus

Sport January 28, 2020 - 23:46
Lajmet e fundit nga sporti

Milani u kualifikua sot në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Gjiganti kuqezi triumfoi vetëm pas vazhdimeve ndaj Torinos, skuadër të cilën e mposhti me shifrat 4:2.

Giacomo Bonaventura kaloi Milani në epërsi në minutën e 12-të.

Por, shifrat në 1:1 i çoi Bremer në minutën e 34-t, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Brener shënoi edhe golin e dytë personal për ta përmbysur Milanin në minutën e 71-të.

Por, derisa takimi dukej se do të mbyllej me fitoren e mysafirëve, në skenë doli zëvendësuesi Hakan Calhanoglu që e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 91-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më të mirë u treguan vendasit që arritën të shënonin dy gola.

Calhanoglu realizoi sërish për 3:2 në minutën e 106-të, kurse fitoren e vendasve e vulosi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 108-të.

Milani në gjysmëfinale të takohet me Juventusin.

Sfida e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 12 shkurt në “San Siro”, kurse ajo e kthimit më 4 mars në Torino./Zëri