Aston Villa kualifikohet në finale të Kupës Carabao

Aston Villa kualifikohet në finale të Kupës Carabao

Sport January 28, 2020 - 22:50
Lajmet e fundit nga sporti

Aston Villa është finalisti i parë i Kupës Carabao, transmeton zeri.info

Aston Villa triumfoi 2:1 ndaj Leicester City, derisa u kualifikua tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Matt Targett shënoi për vendasit në minutën e 12-të, ndërsa mysafirët arritën ta barazonin rezultatin me anë të Kelechi Iheanachos (72’).

Golin e fitores së madhe për Aston Villan e shënoi Trezeguet në minutat e fundit të takimit, duke ia siguruar ekipit të tij kualifikimin në finale.

Në finale Aston Villa do të takohet me fituesin e takimit Manchester City – Manchester United, që luhet nesër.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren 3:1 të Cityt./Zëri