Zeka: Nuk e njohim Komitetit Ekzekutiv, drejtësinë do ta kërkojmë edhe në gjykatë

Zeka: Nuk e njohim Komitetit Ekzekutiv, drejtësinë do ta kërkojmë edhe në gjykatë

Sport January 28, 2020 - 11:32
Pse i duhet kryetarit ky Komitet Ekzekutiv kaq përngut?

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur dje Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili, ashtu siç është paralajmëruar, ka kaluar më shumë zhurmë, me pakënaqësi e me kritika, por që në fund ka qenë Kuvendi ai që ka votuar dhe me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv: Bakir Burri, Predrag Joviç, Mirsad Qollaku, Iljaz Mjaku, Naser Ajeti, Agim Nura, Xhelal Broja, Vjollca Krasniqi, Ismajl Ajeti, Agim Nura dhe Flamur Bunjaku, shkruan Zëri.info.

Ajo që u pa në atë Kuvend ishin pakënaqësitë e mëdha të disa klubeve elitare, ku sipas tyre FFK po e shkel statutin gjë e cila po ndikon direkt tek klubet e Superligës duke mos pasur asnjë përfaqësues në FFK.

Edhe pse Kuvendi prodhoi shumë debat ai në fund nuk përfundoi si duhet pasi disa prej skuadrave të Superligës e lëshuan sallën madje shumë të revoluara.

Presidenti i Trepçës’89, Abedin Zeka ka thënë se i vjen shumë keq që ndodhi gjithë ajo zhurmë dhe tension në sy të mysafirëve nga UEFA e FIFA, por ajo rrodhi për shkak të padrejtësive dhe shkeljeve të mëdha që bëri FFK-ja.

Image

“Ne nuk e njohim këtë Komitet Ekzekutiv. Po e përsërisë nuk po flasim për postin e kryetarit por për Komitetin Ekzekutiv. Ata nuk na përfaqësojnë neve dhe ne nuk e njohim. Nuk do të lëmë asnjë mundësi pa përdorur derisa drejtësinë të biem në vend”, ka thënë presidenti i Trepçës’89, Abedin Zeka për Zëri.info, sipas të cili 7 klube të Superligës tashmë janë vendosur në kërkim të drejtësisë, derisa kanë mbështetje edhe të Feronikelit por që ai klub nuk ishte prezent në kuvend por ka ofruar mbështetje.

“Nuk e di pse i duhet kryetarit ky Komitet Ekzekutiv kaq përngut. Ndoshta i dinë punët e njëri-tjetrit çka kanë bërë dhe tash duhet ta mbrojnë njeri-tjetrin. Unë e pash në gazetën e juaj emrin e Flamur Bunjakut në Komitet Ekzekutiv. Si mundet me qenë “bossi” që investon më së shumti te Drita në Komitet, pra aty ka konflikt interesi. Dhe nëse mundet me qenë Bunjaku aty, pse nuk mundet me qenë Abedin Zeka, Remzi Ejupi, Tahir Batatina dhe të tjerët që po investojmë shumë. Pra dje krahu që investon në futbollin kosovar nuk ishte pjesë e këtij Komiteti Ekzekutiv dhe nuk e njohin.

Kryetari mbase po do me çdo kusht t’i mbajë ata dhe shtrohet pyetja pse. Të gjithë e dinë që ky Komitet ka punë me klubet elitare jo me ato të rangjeve të ulëta që nuk kanë kontrata profesionale, klube që regjistrohen sivjet dhe shuhen pas 3-4 muajve dhe të jenë të barabarta si ai si unë është e pakuptimtë. Superliga sipas statistikave investon mbi 8-10 milionë euro pra veç klubet e Superligës.

Ju e patë vet sa janë në gjendje këta njerëz me dhënë. Remzi Ejupi doli dhe propozoi që mëditjen prej 100 eurove ta ndajmë për futbollistin e sëmur dhe vetëm 16 veta i dhamë ato meditje shumica i mbajtën për vete”, ka thënë Zeka për Zëri.info.

“Kryetari i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi që investon miliona tek Ballkani është i detyruar të dalë kundër kryetarit të vetë, pasi atij i është premtuar një postë në FFK dhe është vëzhgues nëpër ndeshje çka është një konflikt interesi dhe del e tradhton klubin e vet”, shtoi numri një i skuadrës mitrovicase.

“Ne do t’i tregojmë opinionit për pakënaqësitë tona, ku shumica e klubeve të Superligës dhe një pjese të Ligës së parë nuk janë të kënaqur me këtë gjendje. Do të kërkojmë drejtësi edhe në gjykatë edhe prokurori dhe hetuesi vetëm të vijmë te drejtësia. Po duam vetëm drejtësi.

13 emra përbëjnë konflikt interesi në FFK pasi kanë paga aty dhe janë delegatë dhe votojnë për FFK, nuk e di ku ka drejtësi këtu. Pra në kuvend nuk ka pasur asgjë demokratike dhe ai njeriu i FIFA-s që ishte aty nëse ka parë demokraci, atëherë nuk e di çka është dhuna dhe pakënaqësia. Gati për 2 orë nuk ka mundur as të fillojë Kuvendi dhe t’i thuash demokratike...Sa i përket bojkotit nuk kemi marrë ende vendim, por nëse klubet vijnë në përfundim me bojkotuar, unë jam i pari që do ta bojkotoj.

Image

Nuk dua të më udhëheq mua në njeri që mendon vetëm për xhepin e vetë. FFK-së ky Komitet i kushton 200-300 mijë euro në vit. Ato mjete nuk pi duam ne, por le të shkojnë në infrastrukturë. Ata njerëz që ishin ulur aty prej 10 viteve nuk janë pjesë e futbollit kosovar, nuk i dinë as dy gjuhë të huaja, janë aty për të dal në foto për me shëtit dhe asgjë tjetër.

Përfundimisht nuk e di qysh duan me punu ata kur ne nuk i njohim”, ka përfunduar Abedin Zeka. /Zëri.info