Batatina: 7 klube të Superligës mund ta bojkojnë kampionatin

Batatina: 7 klube të Superligës mund ta bojkojnë kampionatin

Sport January 28, 2020 - 09:52

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur dje Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili, ashtu siç është paralajmëruar, ka kaluar më shumë zhurmë, me pakënaqësi e me kritika, por që në fund ka qenë Kuvendi ai që ka votuar dhe me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv: Bakir Burri, Predrag Joviç, Mirsad Qollaku, Iljaz Mjaku, Naser Ajti, Agim Nura, Xhelal Broja, Vjollca Krasniqi, Ismajl Ajeti dhe Flamur Bunjaku, shkruan Zëri.info.

Ajo që u pa në atë kuvend ishin pakënaqësitë e mëdha të disa klubeve elitare, ku sipas tyre FFK po e shkel statusin gjë e cila po ndikon direkt tek klubet e Superligës duke mos pasur asnjë përfaqësues në FFK.

Edhe pse kuvendi prodhoi shumë debat ai në fund nuk përfundoi si duhet pasi disa prej skuadrave të Superligës e lëshuan sallën madje shumë të revoluara. Njëri nga më të zëshmit në kuvend ishte edhe përfaqësuesi i Llapit, Tahir Batatina. Ai sot në një bisedë për Zëri.info ka thënë se gjasat që 7 klube të Superligës mos ta fillojnë fare kampionati në shenjë bojkoti.

Image

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësit. Opsioni ma i mundur është që 7 skuadra te Superligës dhe 9 të Ligës së Parë mos me fillu me gara në sezonen pranverore. Por shumë shpejt do të dalim me një qëndrim të përbashkët të klubeve të pakënaqura të Superligës”, ka thënë për Zëri. info

Sipas Batatinës, klubet që mund të mos marrin pjesë në gara janë: Prishtina, Llapi,Ballkani, Trepça'89, Drenica, Ferizaj dhe Flamurtari.
“Si kishte mundur të zhvillohet gara nëse 7 skuadra të Superligës (Prishtina, Llapi,Ballkani, Trepça'89, Drenica, Ferizaj dhe Flamurtari) nuk luajnë”, ka përfunduar Batatina duke dhënë sinjale se klubet e pakënaqura do t’i vazhdojnë takimet për të marrë vendimin përfundimtar. /Zëri.info