Kuvendi i zhurmës

Kuvendi i zhurmës

Sport January 28, 2020 - 08:40
Me shumë zhurmë, me pakënaqësi e me kritika është mbajtur Kuvendi Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

 

Ejup Llumnica

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili, ashtu siç është paralajmëruar, ka kaluar më shumë zhurmë, me pakënaqësi e me kritika, por që në fund ka qenë Kuvendi ai që ka votuar dhe me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv:  Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Vjollca Krasniqi, Ismajl Ajeti, Xhelal Broja, Mirsad Çollaku, Ilaz Mjaku, Naser Ajeti, Agim Nura dhe Flamur Bunjaku.

Ajo që ra në sy në këtë Kuvend, i cili prodhoi shumë debat, ishin pakënaqësitë që shprehën skuadrat e Superligës, të cilat kërkonin ndryshime në status dhe t’u japë atyre që investojnë shumë në futboll, si në këtë rast pronarët e klubeve të Superligës t’i kenë përfaqësuesit e vet në FFK, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Nga 59 delegatë sa ka Kuvendi i FFK-së, 55 ishin prezentë, një dha dorëheqje para fillimit të Kuvendit, ndërsa tre të tjerë nuk ishin prezentë.

Qysh në fillim u pa se Kuvendi do të ketë telashe dhe tensionin e madh e shkaktoi kërkesa e kryetarit të FFK-së Agim Ademit, i cili pas fjalimeve të mysafirëve që ishin prezentë nga FIFA e UEFA, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani përfaqësues nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe drejtori i Departamentit të Sportin në MKRS, Ibër Alaj kërkoi nga kuvendarët votëbesimin dhe kjo bëri që një pjesë e delegatëve ta refuzojnë këtë, duke thënë se nuk është në rend të ditës dhe me këtë rast po shkelet statuti i FFK-së.

Image

Tahir Batatina ka kundërshtuar kërkesën e Agim Ademit për votëbesim, ai thotë atij i ka skaduar mandati, transmeton Zëri.info.

Kërkesa e tij, megjithatë, ka hasur në kundërshtime të forta nga disa delegatë, përfshirë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin. Atij i ka skaduar mandati më 15 janar. Në pikat e përmendura në rendin e ditës nuk përmendet votëbesimi i kryetarit. Ne kemi dhënë për futbollin dhe nuk bën dikush të na e hedh poshtë shpenzimet që i bëjmë”, deklaroi Batatina.

“Në futbollin e Kosovës kanë ardhur njerëz që ia dojnë të mirën futbollit. Më vjen keq për atë reagim, por statutin e shkeli kryetari Agim Ademi. Ademit i ka skaduar mandati më 15 janar, mandati i tij ka qenë dy-vjeçar. Nuk ka askund në botë të mbahen zgjedhjet çdo dy vite”, pohoi Batatina.

Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishte edhe kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka – Beki.

Ai ka shprehur disa nga pakënaqësitë e tij në drejtim të FFK-së.

“Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të flitet njëjtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë”, ka thënë Zeka.

grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë”, vlerësoi i pari i 89-shit.

Image

 Kërkesa e Remzi Ejupit

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është munduar t’i qetësojë gjërat, ku pasi ka shprehur keqardhje për zhurmën dhe për tensionet që janë krijuar në Kuvend në sy të zyrtarëve të FIFA-së e UEFA-s ka pasur një kërkesë nga FFK-ja, që ta dëgjojë më shumë zërin e klubeve të Superligës. “Ju kërkojmë falje për këto tensione, por e dini që jemi të rinj në UEFA dhe në FIFA, kështu që janë gjëra të cilat mund të ndodhin. Shihet se kemi pasur mungesë takimesh me klube, me delegatë dhe Federata është dashur të na mbledhë para se të vinin mysafirët", ka thënë fillimisht Ejupi para delegatëve të pranishëm.

Më tutje numri një i FC Prishtinës ka bërë një veprim shembullor, duke ia dedikuar mëditjet portierit të Trepçës ’89 Arben Beqirit, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, gjë të cilën e bënë edhe delegatët tjerë. "Këto mjete që i kemi marrë do të shkojnë për Arben Beqirin", tha Ejupi në fillim, veprim ky që u përshëndet nga të pranishmit. "Propozoj që të mbahet një Kuvend Zgjedhor, jo për kryetarin, pasi ai ka mandat katërvjeçar dhe ne nuk kemi asgjë kundër tij, por duhet të demokratizohet zgjedhja e kryetarit, ta bëjmë një vepër të mirë për futbollit.

Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ta caktojmë një datë, si dhe të flasim për ndryshimet në statutin e FFK-së. Unë e shoh këtu delegatin e Lidhjes Rajonale të Prishtinës, me të cilin nuk kam asgjë personale, por e pyes nga viti 2004 sa herë e ka vizituar klubin e FC Prishtinës, ngjashëm si Agim Ademi, a e ka vizituar klubin tonë? Nuk kam personale asgjë, por si mundet ai të na përfaqësojë neve kur kurrë nuk vjen në klubin tonë, madje nuk e di as zyrat a e di ku i kemi", deklaroi ai.

Lëshimi i sallës nga disa delegatë

Pasi u shterën debatet, një disa delegatë ishte këmbëngulës në realizimin e kërkesave, duke e kontestuar praninë e një pjese të delegatëve të pranishëm, pasi ata janë pjesë e FFK-së dhe marrin paga nga FFK-ja dhe kjo përbën konflikt interesi sipas tyre, si në rastin e Muharrem Sahitit, i cili është trajner i Përfaqësueses së Kosovës, të cilin e ka emëruar Komitet Ekzekutiv dhe ai duhet ta lëshojë kuvendin, ngjashëm si me Arta Osmani, Përparim Hasani, Malazog Hoxha, Hajrullah Haxhiu, Agim Kastrati, Afrim Haliti, Ismajl Ajeti, Agim Hasani e disa të tjerë, ku pretendohej se ata nuk kanë drejtë të jenë pjesë e kuvendit pasi marrin paga në FFK dhe kjo përbënë konflik interesi.

Gjithsesi, ishte Kuvendi ai që nuk i mori parasysh këto kërkesa dhe kjo bërë që një pjesë e delegatëve ta lëshojnë Kuvendin, një pjesë mbeti në këmbë dhe në këto kushte u votua, ku sipas Komisionit Verifikues ishin 37 vota për, derisa nuk u kërkua nëse kishte vota kundër ose abstenime, pasi edhe kushte nuk kishte.

Image

Pas kësaj Ademi ka përgëzuar anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, derisa e ka tërhequr kërkesën që kishte në fillim për votëbesim, duke thënë se ai është gati për çdo gjë që vendos Kuvendi.

Image

 FIFA e cilëson Kuvend demokratik, klubet e Superligës “kërcënojnë”

Pas besimit që Kuvendi ia dha Komitetit Ekzekutiv fjalën e ka marrë edhe një herë i dërguari i FIFA-s, Oliver Jung, i cili ka thënë se Kuvendi ishte demokratik dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj duhet pranuar me shpresë se ata që e lëshuan Kuvendin do t’i kthehen atij dhe bashkërisht të punojnë për të mirën e futbollit, pasi Kosovën e pret shumë punë në vazhdim. Gjatë largimit nga Kuvendi klubet e Superligës janë parë tejet të revoltuara. /Zëri.info