Veprimi shembullor i Remzi Ejupit, i cili u duartrokit nga të gjithë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Veprimi shembullor i Remzi Ejupit, i cili u duartrokit nga të gjithë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Sport January 27, 2020 - 17:10

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Kryetari i klubit më të madh në vend, FC Prishtina, Remzi Ejupi, fillimisht, ka kërkuar falje për tensionet në këtë Kuvend Zgjedhor.

Image

"Ju kërkojmë falje për këto tensione, por e dini që jemi të ri në UEFA dhe në FIFA", ka thënë fillimisht Ejupi, përcjell Zëri.info.

"Shihet se kemi pasur mungesë takimesh me klube dhe delegatë, dhe Federata është dashur të na mbledhë para se të vinin mysafirët", tregon ai.

Tutje, Ejupi ka bërë një veprim shembullor, duke ia dedikuar mëditjet, portierit me leukemi të Trepçës'89, Arben Beqiri, gjë të cilën e bën edhe delagatët tjerë.

"Këto mjete që i kemi marrë do të shkojnë për Arben Beqirin", tha Ejupi, veprimi i të cilit u duartrokit.

"Propozoj që të mbahet një Kuvend Zgjedhor, jo për kryetarin, pasi ai ka mandat katër-vjeçar. Të demokratizohet zgjedhja e kryetarit, ta bëjmë një vepër të mirë për futbollit, theksoi Remzi Ejupi.

"Sa i përket zgjedhjes së anëtarve të Komitetit Ekzekutiv, ta caktojmë një datë, si dhe për ndryshimet në statutin e FFK-së. Unë e pyes delegatin e Lidhjes Rajonale të Prishtinës, se a ka vizituar klubin e FC Prishtinës prej vitit 2004, ashtu edhe Agim Ademi a e ka vizituar klubin tonë. Nuk kam personale asgjë me askënd, por duam të bëjmë ndryshime në futbollin e Kosovës", deklaroi ai./Zëri.info

"