Pse 'krahu i djathtë' i Bernard Challandes po përmendet aq shumë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së?

Pse 'krahu i djathtë' i Bernard Challandes po përmendet aq shumë në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së?

Sport January 27, 2020 - 16:29

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.

Image

Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishin Tahir Batatina nga Llapi dhe Abedin Zeka nga Trepça'89.

Në mesin e atyre që u përfolën gjatë këtyre tensioneve ishte Muharrem Sahiti, ndihmës-trajner në Përfaqësuesen e Kosovës.

Image

Batatina në mes të tjerash tha se është konflikt që Sahiti të jetë delegat dhe ndihmës-trajner, derisa të njejtin mendim e ndau edhe delegati i Drenicës, Ramiz Shala./Zëri.info