I dërguari i FIFA-s në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, ka 'dy fjalë' për Agim Ademin

I dërguari i FIFA-s në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, ka 'dy fjalë' për Agim Ademin

Sport January 27, 2020 - 15:34

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, po merr pjesë edhe i dërguari i FIFA, Oliver Jung, i cili në një fjalë rasti, ka thënë:

Image

"Infantino, presidenti i FIFA-s, iu ka dërguar urimet më të mira për këtë kuvend. FIFA dhe FFK kanë raporte të fuqishme", ka thënë fillimisht Jung, përcjell Zëri.info.

"FIFA përkrah fuqishëm zhvillimin e projekteve të Federatave, ashtu si edhe FFK-në. Uniteti i FFK-së ka rëndësi të madhe. E falënderoj presidentin Ademi për bashkëpunimin", shtoi ai.

Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00./Zëri.info