Suso arrin marrëveshje me gjigantin spanjoll

Suso arrin marrëveshje me gjigantin spanjoll

Sport January 27, 2020 - 15:31
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Milanit, Suso ka arritur marrëveshje personale me Sevillan, por mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve, transmeton zeri.info

Spanjolli e ka humbur së fundmi vendin e tij në formacionin e kuqezinjve dhe prej kohësh është lidhur me një rikthim në Spanjë.

Gazetari i së përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira ka raportuar se Suso ka arritur marrëveshje me Sevillan për kontratë katër vjet e gjysmë.

Sidoqoftë kanë mbetur për t’u marrë vesh klubet për formën e transferimit.

Mendohet se Sevilla dëshiron huazim 18 mujor me obligim të blerjes në vitin 2021 për rreth 25 milionë euro./Zëri