Nis Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, zbulohet numri i delegatëve që po marrin pjesë

Nis Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, zbulohet numri i delegatëve që po marrin pjesë

Sport January 27, 2020 - 15:29

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Image

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, janë duke marrë pjesë 55 delegatë, tre mungojnë dhe njëri ka dhënë sot dorëheqje.

Kuvendi po mbahet në hotelin “Emerald”, në Prishtinë./Zëri.info

Image