Tributi emocional i David Beckham për Kobe Bryant përmes rrjeteve sociale
David Beckham i ka kushtuar tribut emocional Kobe Bryantit pasi legjenda e basketbollit ndërroi jetë dje.
Bryant ndërroi jetë pasi helikopteri me të cilin ishte duke udhëtuar, u rrëzua në malet e Kalabasas në Kalifornia, shkruan Zëri.info.
Vajza e Bryant, Gianna, 13-vjeçare, gjithashtu ka ndërruar jetë, bashkë me shtatë persona të tjerë që ishin në bord.
Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur tribut për ish-basketbollistin, një ditë pasi ai ndërroi jetë.
Duke publikuar disa fotografi, Beckham ka zbuluar se ai kaloi disa orë për të shkruar tribut për 41-vjeçarin.
"Më mori mua disa orë për të shkruar dhe ende fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar se si jam duke u ndjerë pas humbjes tragjike të Kobe", ka thënë fillimisht Beckham.
"Ai ishte një sportist special, burrë, baba dhe mik. T'i shkruaj këto është e vështirë, njejtë sikur humbja e vajzës së tij, Gianna. Besnikëria që Kobe ka treguar drejt sportit ishte inspiruese edhe për mua", shkroi Beckham në mes të tjerash./Zëri.info