Tituj dhe rekordet e Kobe Bryantit gjatë karrierës së tij

Tituj dhe rekordet e Kobe Bryantit gjatë karrierës së tij

Sport January 27, 2020 - 15:17
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Përveç ish-basketbollistit në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Ish-basketbollisti amerikan ishte kampion i pesëfishtë i NBA-së, një herë MVP (Lojtari më i Vlefshëm), dy herë MVP i finaleve të NBA-së, 18 herë pjesë e “All-Star” dhe fitues i dyfishtë i medaljes së artë olimpike.

Bryant gjithashtu është shënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA-së.

Ai u tejkalua së fundmi nga LeBron James, që tash është i treti.

81 pikë në një ndeshje të vetme

Kush mund ta harrojë shënimin e jashtëzakonshëm të 81 pikëve ndaj Toronto Raptors në 2006-n? Edhe këtë ditë ajo është shifra e dytë më e lartë e realizuar në një ndeshje të vetëm, duke mbetur vetëm prapa Wilt Chamberlainit që kishte realizuar 100 pikë.

62 pikët e tij në vetëm tre çerekë një vit më herët gjithashtu përflitet shpesh edhe këto ditë./Zëri