Fjalët që Kobe Bryant ia kushtoi dashurisë më të madhe – basketbollit, në letrën emocionuese kur u pensionua

Fjalët që Kobe Bryant ia kushtoi dashurisë më të madhe – basketbollit, në letrën emocionuese kur u pensionua

Sport January 27, 2020 - 14:31
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, e ka humbur jetën në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij dhe shtatë njerëz të tjerë.

Në ndërkohë, mediat e kanë risjellë letrën lamtumirëse që ‘The Black Mamba’ e shkroi para se të largohej nga dashuria e tij më e madhe – basketbolli, transmeton "Telegrafi". 

"I dashur Basketboll,

Nga momenti kur fillova t’i mbështillja çorapet e babait dhe të bëja gjuajtje imagjinare fituese në ‘Great Western Forum’, e dija s enjë gjë është e vërtetë: ‘U dashurova me ty’. Një dashuri aq e thellë që të dhashë gjithçka – që nga mendja dhe trupi e deri te shpirti.

Si një djalë gjashtëvjeçar, i dashuruar thellë me ty, kurrë nuk e pashë fundin e tunelit. Thjesht e shihja veten duke dalë nga një i tillë. Kështu që vrapova. Vrapova lart e poshtë nëpër parket pas çdo topi të humbur për ty. Kërkove nxitjen time, ta dhashë zemrën, sepse erdhi me shumë më tepër.

Kam luajtur me djersë dhe dhimbje, jo sepse sfida më ftoi, por sepse më ftove TI. Bëra gjithçka për TY, sepse këtë e bën kur diçka të bën të ndihesh gjallë, ashtu si më ke bërë ti të ndihem.

Ia dhe një djali gjashtëvjeçar ëndrrën e Lakers dhe gjithmonë do të të dua për këtë. Por, nuk mund të të dua më shumë me obsesion. Ky sezon është gjithçka që më ka mbetur të jap. Zemra ime mund ta durojë goditjen, mendja ime mund ta përballojë presionin, por trupi im e di se është koha të them lamtumirë.

Dhe është në rregull. Jam i gatshëm të të lë. Dua ta dish tash, kështu që të dy ta shijojmë çdo moment që na ka mbetur bashkë. Të mirë dhe të keq. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka që kemi.

Dhe të dy e dimë, se pavarësisht se çfarë do të bëj në të ardhmen, gjithmonë do të jem ai fëmijë me çorapet e mbështjella, koshin e plehrave në skaj, :05 sekonda të mbetura, topin në duart e mia.

5 … 4 … 3 … 2 … 1

Gjithmonë do të të dua
Kobe"

Image