Super-lajm për Besart Berishën që po shkëlqen në Australi

Super-lajm për Besart Berishën që po shkëlqen në Australi

Sport January 27, 2020 - 14:30
Ish-reprezentuesi i Kosovës deri më tani ka arritur të shënojë 11 gola në 14 paraqitje, por që në javën e kaluar tregoi një formë të lartë. Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje 4-3, Berisha arriti të futej në formacionin e javës së A-League në Australi

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, po kalon formë të jashtëzakonshme në Australi me skuadrën Western United, raporton Zëri.info.

Prishtinasi u transferua te Western Unitedit, duke u ndihmuar atyre që të riktheheshin paksa në formë.

Berisha ka zhvilluar tashmë 200 paraqitje në ligën australiane, derisa ka shënuar dy gola në aventurën e tij të re në xhiron e kaluar.

Ish-reprezentuesi i Kosovës derisa më tani ka arritur të shënojë 11 gola në 14 paraqitje, por që në javën e kaluar tregoi një formë të lartë.

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje 4-3, Berisha arriti të futej në formacionin e javës së A-League në Australi. /Zëri.info

Image