Tahir Batatina ‘bombardon’ para Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, paralajmëron ndryshime

Tahir Batatina ‘bombardon’ para Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, paralajmëron ndryshime

Sport January 27, 2020 - 14:22
Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.

Tashmë gjithçka është gati për t’u mbajtur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka paralajmëruar ndryshime. “+33 diferenca ne fund do te jetë 15 pikë në favor te reformimit te futbollit tonë. Sot përcaktohet se kush vendos ne FFK klubet apo punëtorët me rrogë,

FFK Agim Ademi dhe Eroll Salihu duhet te përcaktohet a janë me delegatët e klubeve apo me mercenaret dhe zhvatesit e futbollit”, ka shkruar Tahir Batatina në rrjetin social Facebook, përcjell Zëri.info.

Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. /Zëri.info

Image