Prishtina nesër përballet me skuadrën ruse

Prishtina nesër përballet me skuadrën ruse

Sport January 27, 2020 - 14:03
Skuadra kryeqytetase ka zhvilluar dy ndeshje miqësore në Antalia

Skuadra e Prishtinës me intensitet të lartë është duke u përgatitur në Antalia të Turqisë atje ku është duke qëndruar tash e 9 ditë, shkruan Zwri.info.

Bardhekaltrit janë duke treguar formë të mirë në Turqi dhe këto janë lajme të mira për trajnerin Armend Dallku i cili e ka parasysh se e pret një pranverë shumë e nxehtë dhe me rivalitet. Prishtina tashmë ka hapur kandidaturën për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe kjo është arsyeja të pritet një punë e madhe nga ta.

Skuadra kryeqytetase ka zhvilluar dy ndeshje miqësore në Antalia ku fillimisht mposhti skuadër bullgare Arda me rezultat 5:0, ndërsa të dielën luajti me ukrainasit e Kolosit përballje kjo që u mbyll pa fitues me rezultat 1:1. Deri në mbyllje të përgatitjeve në Antalia Prishtina planifikon edhe disa ndeshje, ndërsa e radhës është ajo që luhet nesër me skuadrën e kategorisë së dytë ruse, Chertanovo. Fatmirësisht deri tash lojtarët nuk kanë pasur ndonjë shqetësim të theksuar përveç lëndimit të mesfushorit Ardit Hila në ndeshjen ndaj Kolosit ku lëndoi krahun dhe mbetet për t’u konfirmuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.