Duka: Shqipëria na ka dhuruar emocion me kualifikim në ‘Euro 2016’, të njëjtin emocion do të na jap edhe Kosova

Duka: Shqipëria na ka dhuruar emocion me kualifikim në ‘Euro 2016’, të njëjtin emocion do të na jap edhe Kosova

Sport January 27, 2020 - 12:55
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se ai e respekton vendimin e secilit futbollistë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është pyetur në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës në lidhje me futbollistët që kanë mëdyshje në mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Duka ka thënë se ai e respekton vendimin e secilit futbollistë.

"Kosova dhe Shqipëria kanë qenë një në të gjitha vendimet e rëndësishme të politikave sportive. Shqiptarët le të vendosin të luajmë për Shqipërinë apo Kosovën dhe ne e respektojmë dëshirën e tyre. Nëse Shqipëria na ka dhuruar emocion me kualifikim në “Euro 2016”, të njëjtin emocion do të na jap edhe Kosova", ka deklaruar Armand Duka, përcjell Zëri.info.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Kosovës kanë raporte të shkëlqyera. /Zëri.info