Armand Duka pyetet për situatën në FFK, ai thotë se di gjendjen derisa e përmend edhe Albin Kurtin e Isa Mustafën

Armand Duka pyetet për situatën në FFK, ai thotë se di gjendjen derisa e përmend edhe Albin Kurtin e Isa Mustafën

Sport January 27, 2020 - 12:40
Njeriu i parë i futbollit shqiptar, Armand Duka, ka apeluar që mos të prishet fryma pozitive që është krijuar rreth Përfaqësueses së Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka është i informuar me situatën nëpër të cilën po kalon futbolli kosovar në muajt e fundit, shkruan Zëri.info.

Njeriu i parë i futbollit shqiptar ka apeluar që mos të prishet fryma pozitive që është krijuar rreth Përfaqësueses së Kosovës.

"Jemi shumë te informuar me situatën në Kosovë. Jemi pothuajse një. Dimë gjëra edhe jashtë futbollit, e përcjellin edhe Albinin dhe Isën se a po e bëjnë Qeverinë. Ne presim me shumë kënaqësi që të shkojmë në “Euro 2020”. Duhet të harxhojmë shumë energji që ta arrijmë këtë gjë. E kam thënë edhe më herët se ne në Kombëtaren e Shqipërisë nuk e kemi të njëjtën frymë sikurse në Kosovë, optimizmin që është që të gjithë së bashku ta qojmë përpara Kosovën. Shpresoj se kjo mos të prishet kjo frymë", ka thënë Armand Duka në një intervistë për RTK, përcjell Zëri.info.

Kujtojmë se FSHF dhe FFK kanë raporte të shkëlqyera. /Zëri.info