Këto janë fjalët emocionuese të shënuesit më të mirë në histori të NBA-së për Kobe Bryantin

Këto janë fjalët emocionuese të shënuesit më të mirë në histori të NBA-së për Kobe Bryantin

Sport January 27, 2020 - 12:07
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Përveç ish-basketbollistit në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Shënuesi më i mirë në histori të NBA-së, Kareem Abdul-Jabbar, i cili kishte luajtur për LA Lakers në periudhën 1975-1989 ka deklaruar se humbja e Bryantit është shumë e vështirë për t’u pranuar.

“Është shumë e vështirë për mua ta them me fjalë se si ndjehem. Kobe ishte një njeri familjar i jashtëzakonshëm, ai e donte gruan dhe vajzat e tij, ai ishte një sportist fenomenal, ai inspiroi një gjeneratë të tërë. Kjo humbje është e vështirë të pranohet”, ka thënë ai./Zëri