Sot mbahet Kuvendi i FFK-së, zgjedhet Komiteti Ekzekutiv

Sot mbahet Kuvendi i FFK-së, zgjedhet Komiteti Ekzekutiv

Sport January 27, 2020 - 11:46
Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.

Tashmë gjithçka është gati për t’u mbajtur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante. /Zëri.info