Prekëse: Trajneri i LA Clippers shpërthen në lot gjatë intervistës duke folur për Bryantin

Prekëse: Trajneri i LA Clippers shpërthen në lot gjatë intervistës duke folur për Bryantin

Sport January 27, 2020 - 11:38
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Përveç ish-basketbollistit në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Trajneri i LA Clippers, Doc Rivers ishte shumë i emocionuar kur foli për Bryantin në intervistën e tij para ndeshjes me Orlando Magic.

Rivers nuk mund t’i ndalte lotët gjatë kësaj interviste, duke thënë se është e pa imagjinueshme se Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna kanë humbur jetë në atë aksident.

“Unë thjesht nuk kam shumë për të thënë,” tha Rivers.

“Lajmi është thjesht shkatërrues për të gjithë ata që e njohën. Ai do të thotë shumë për mua, padyshim. Ai ishte një kundërshtar kaq i madh … është ajo që ju dëshironi në sport. Kjo është e vështirë. Duhet të luajmë. Lajmet janë thjesht shkatërruese për (gruan e Bryant) Vanessan dhe familjen e tij… Ka kaq shumë njerëz që ai i preku. Duke parë lojtarët e mi të rinj dhe duke parë se sa emocionues janë ata – ata as nuk e njihnin atë.. Kjo thjesht ju tregon se kush ishte ai”, u shpreh trajneri duke mos mundur dot t’i ndalte lotët.

Rivers u përpoq ta rimerrte veten, por u ndal në lot përsëri para se të fliste për herën e fundit që e pa Bryantin./Zëri