E çuditshme, ‘BBC’ raporton vdekjen e Kobe Bryantit me pamje të LeBron Jamesit

E çuditshme, ‘BBC’ raporton vdekjen e Kobe Bryantit me pamje të LeBron Jamesit

Sport January 27, 2020 - 11:21
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Përveç ish-basketbollistit në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Ndërkohë, në edicionin e lajmeve në “BBC” vdekja e Bryantit është raportuar me pamje të LeBron Jamesit.

Kjo ka sjellë pakënaqësi te shikuesit e këtij kanali televiziv, që pas kërkoi falje për gabimin e bërë./Zëri