Tronditëse: Këto janë pamjet e rrëzimit të helikopterit ku e gjeti vdekjen Kobe Bryant

Tronditëse: Këto janë pamjet e rrëzimit të helikopterit ku e gjeti vdekjen Kobe Bryant

Sport January 27, 2020 - 09:30
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Image

Në helikopter së bashku me Bryantin ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Maria, derisa gjithsej numri i udhëtarëve ishte 9.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet e rrëzimit të helipoterit dhe shpërthimit të tij.

E gjithë bota e sportit dhe jo vetëm ka mbetur e tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të njërit prej basketbollistëve më të mirë në histori./Zëri