Së bashku me Kobe Bryantin në helikopter ishin edhe 8 persona të tjerë

Së bashku me Kobe Bryantin në helikopter ishin edhe 8 persona të tjerë

Sport January 27, 2020 - 08:40
Lajmet e fundit nga sporti

Autoritetet lokale në Los Angeles kanë deklaruar se në helikopterin që u rrëzua gjatë ditës së djeshme, ku e gjeti vdekjen legjenda e basketbollit, Kobe Bryant ishin edhe tetë persona të tjerë, transmeton zeri.info

Më herët ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa së fundmi autoritetet policore kanë bërë të ditur se në helikopter ishin gjithsej nëntë persona.

Në helikopter së bashku me Bryantin ishte vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Maria..

“Los Angeles Times” raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti.

Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i viktimave të tjerë./Zëri