Guardiola e ka një kërkesë për tifozët e Manchester Cityt

Guardiola e ka një kërkesë për tifozët e Manchester Cityt

Sport January 27, 2020 - 08:21
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka inkurajuar tifozët e klubit që të jenë në një numër më të madh në stadium pas triumfit 4:0 ndaj Fulhamit në raundin e katërt të Kupës FA, transmeton zeri.info

Ekipi i Guardiolas ishte bindës ndaj ekipit nga kategoria e dytë angleze, derisa golat u shënuan nga Ilkay Gundogan, Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, i cili realizoi dy herë.

Një turmë relativisht e vogël prej 39,223 shikuesish e ndoqën ndeshjen në “Etihad” – 15,000 më pak sesa ndeshje e fundit e Manchester Cityt në shtëpi ndaj Crystal Palacet në Premierligë.

“Sot nuk ishte plot, nuk e di pse. (E mërkura) është shansi për t’u rikthyer në ‘Wembley’ për të tretin vit rresht. Shpresoj që tifozët tanë të mund të vijnë, më shumë njerëz se sot”, është shprehur Guardiola.

“Shpresoj që ata të na përkrahin më shimë dhe të bëjmë një ndeshje inteligjente për të arritur në finale”, u shpreh ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës./Zëri