Emocionale: Fjalët e Kobe Bryant për vajzën e tij, me të cilën ndërruan jetë sot në aksidentin me helikopter

Emocionale: Fjalët e Kobe Bryant për vajzën e tij, me të cilën ndërruan jetë sot në aksidentin me helikopter

Sport January 26, 2020 - 23:48

E gjithë NBA-ja dhe e gjithë bota po vajtojnë vdekjen e Kobe Bryant.

Kampioni i shkëlqyeshëm dhe asi i basketbollit që ishte frymëzim për shumë njerëz, vdiq sot pas një aksidenti të helikopterit të tij, derisa ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila gjithashtu vdiq, shkruan Zëri.info.

Lajmi bëri jehonë në mbarë planetin, edhe tek ata që kishin dëgjuar pak për Bryant.

Në rrjetin social 'Twitter', tani po shpërndahet me të madhe edhe një deklaratë e Bryant për vajzën e tij, Gianna.

Ai kishte folur në mes të tjerash për afërsinë me të.

"Gjëja më e mirë që ndodhë është kur ne dalim dhe fansat vijnë tek unë dhe ajo qëndron pranë meje", ka thënë Bryant./Zëri.info