Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon golin e radhës në Turqi

Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon golin e radhës në Turqi

Sport January 25, 2020 - 22:03

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sërish në fitoren 2-0 që Fenerbahce e mori në shtëpi kundër Basaksehir.

Ai realizoi golin e dytë për skuadrën që po shkel këdo që i del para me Muriqin në super formë këtë sezon.

Sulmuesi i ‘Dardanëve’, shënoi golin e 12 në 18 paraqitje në Turqi në minutën e 86-të, derisa ka edhe 4 asistime.