Mposhtet Barcelona, rast i mirë për Real Madridin
Sport
January 25, 2020 - 17:51
Barcelona ka pësuar një humbje të papritur në javën e 21-të të La Ligas spanjolle.
Skuadra e Lionel Messit është mposhtur në udhëtim nga Valencia me rezultat 2:0, shkruan Zëri.info.
Jordi Alba fillimisht shënoi në portën e tij ndërsa për 2:0 u përkujdes Maximiliano Gomez që shënoi në minutën minutën e 77-të.
Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në pozitën e parë me 43 pikë por që rrezikon ta humbas këtë pozitë në rast të fitores së Real Madridit i cili nesër luan si mysafirë ndaj Vallodalidit.
Kjo është humbja e parë e trajneri Quique Setien në bankinën e Barcelonas. /Zëri.info