Gjilani pëson humbje nga skuadra boshnjake

Gjilani pëson humbje nga skuadra boshnjake

Sport January 25, 2020 - 17:33
Gjilanasit të cilët në dy ndeshjet e para kontrolluese arritën të shënojnë fitore

Skuadra e Gjilanit me intensitet të lartë po përgatitet për stinorin pranveror në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilanasit të cilët në dy ndeshjet e para kontrolluese arritën të shënojnë fitore, sot janë njoftuar me humbjen e parë, shkruan Zëri.info.

Ka qenë skuadra boshnjake e skuadrës NK Çelik nga Zenica që triumfuan minimalisht (1-0) në duelin e zhvilluar në “Kremlin Football Center” në Antalia. 

Kujtojmë që Gjilani triumfoi ditë më parë ndaj rusëve të Yenisey Krasonyarsk, si dhe ndaj skuadrës nga Kirgistani, Netfchi Kochkor /Zëri.info