Prishtina nesër zhvillon një ndeshje të rëndësishme në Antalia

Prishtina nesër zhvillon një ndeshje të rëndësishme në Antalia

Sport January 25, 2020 - 15:47
Ballafaqohen me skuadrën ukrainase

Skuadra e Prishtina po vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë atje ku po bëhet gati për një pranverë shumë të nxehtë në futbollin e Kosovës.

Bardhekaltrit përmes faqes zyrtare të saj kanë njoftuar se ekipi sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes që e zhvillon nesër kudnër skuadrës ukrainase Kolos.

“Skuadra sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër anëtarit të elitës së futbollit të Ukrainës, Kolos. Skuadra ukrainase renditet e 7-ta në klasifikim nga 12 skuadra sa numëron "Premier Liga" ukrainase.

Kolos konsiderohet skuadër më e fortë se ajo bullgare e Arda-s të cilën Prishtina e kishte mposhtur me rezultat të thellë 5:0.

Ndeshja zhvillohet nesër, e diel, 26 janar me orë të Kosovës 13:30 dhe zhvillohet në fushën e kompleksit të hotelit Titanic në Belek.

Përndryshe skuadra nuk ka probleme me lëndime dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm”, ka shkruar FC Prishtina. / Zëri.info

Image