Futbollisti shqiptar debuton sot në fanellën e Barcelonas

Futbollisti shqiptar debuton sot në fanellën e Barcelonas

Sport January 25, 2020 - 13:23
Kataluanasit synojnë fitore

Rej Manaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Barcelona B e cila sonte e ka nj ndeshje shumë të rëndësishme ku ballafaqohet me skuadrën Ejea.

Kataluanasit synojnë fitore pasi ende janë në garë për zonën “play off” dhe pikët sonte do të ishin shumë të rëndësishme.

Trajneri Pimienta nuk do të mund të llogarisë Sarsanedas dhe Cuenca (të dëmtuar), as Araujo (të pezulluar). Përveç tyre, Inaki Pena do të jetë me ekipin e parë, ashtu si Ansu Fati dhe Carles Perez.

Image

Do të jetë Mika dhe i ardhuri së fundi në merkato, Rey Manaj që pritet të debutojnë.

Ndeshja nisa nga ora 19:00. Te kujtojmë se te Barcelona B luan edhe futbollisti tjetër shqiptar Labinot Kabashi por që shanset për të janë të vogla pasi ka vetëm një javë që është kthyer nga lëndimi.