Tronditet Atletico, mposhtet nga ekipi i kategorisë së tretë dhe eliminohet nga Kupa e Mbretit

Tronditet Atletico, mposhtet nga ekipi i kategorisë së tretë dhe eliminohet nga Kupa e Mbretit

Sport January 23, 2020 - 23:34
Lajmet e fundit nga sporti

Atletico Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga një klub i kategorisë së tretë spanjolle, shkruan zeri.info

Gjiganti madrilen u mposhtë në udhëtim te Leonesa me shifrat 2:1, ndeshje që u vulos pas vazhdimeve për shkak se koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1:1.

Angel Correa e kaloi Atleticon në epërsi në minutën e 63-të.

Por, vendasit arritën ta barazonin rezultatin me anë të Julen Castanedas në minutën e 83-të dhe ta dërgonin ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më të saktë u treguan vendasit që arritën të korrnin një fitore të madhe ndaj Atleticos falë golit të Sergio Benitos në minutën e 108-të, duke e siguruar kështu kualifikimin në të tetën e finales në Kupën e Mbretit./Zëri