Drita nënshkruan me talentin kosovar, por lojtari do të luajë me skuadrën tjetër të Superligës

Drita nënshkruan me talentin kosovar, por lojtari do të luajë me skuadrën tjetër të Superligës

Sport January 23, 2020 - 23:15
Lajmet e fundit nga sporti

Drita ka nënshkruar kontratë të re me Albin Krasniqin, shkruan zeri.info

Mirëpo, lojtari në gjashtë muajt e ardhshëm do të luajë me Ferizajn.

“Albin Krasniqi dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kështu Albini do të jetë me ne deri në viti 2023.

Kjo marrëveshje është arritur pas një takimi të shkurtër mes palëve ku edhe është vendosur që Albini për këto gjashtë muaj të kaloj te një skuadër ku do të luaj vazhdimisht.

Albini për këto gjashtë muaj do të jetë pjesë e ekipit nga Ferizaj ku i dëshirojmë suksese!”, njofton klubi gjilanas në “Facebook”./Zëri